Kampioni i Botës në 100 metra, Justin Gatlin ka mbetur jashtë listës së atletëve të nominuar për çmimin “Atleti i Vitit 2017” nga IAAF.
Gatlin, 35 vjeç, në muajin gusht kishte arritur të fitonte të artën në muajin gusht në Kampionatin Botëror në Londër, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtleti i vitit do të zgjedhet nga anëtarët e IAAF-së, dhe fansat përmes rrjeteve sociale, shkruan BBC.
Votimi do të mbyllet më 16 tetor, kurse fituesit do të shpallen më 24 nëntor në një ngjarje të veçantë që mbahet në Monaco.
Të nominuarit për çmimin “Atleti i Vitit” janë:
Meshkujt: Mutaz Essa Barshim (Katar); Pawel Fajdek (Poloni); Mo Farah (Britani e Madhe); Sam Kendricks (SHBA); Elijah Manangoi (Kenia); Luvo Manyonga (Afrika e Jugut); Omar McLeod (Xhamajka); Christian Taylor (SHBA); Wayde van Niekerk (Afrika e Jugut); Johannes Vetter (Gjermani)
Femrat: Almaz Ayana (Etiopi); Maria Lasitskene (Rusia); Hellen Obiri (Kenia); Sally Pearson (Australia); Sandra Perkovic (Kroacia); Brittney Reese (SHBA); Caster Semenya (Afrika e Jugut); Ekaterini Stefanidi (Greqi); Nafissatou Thiam (Belgjikë); Anita Wlodarczyk (Poloni).