Portieri Thomas Strakosha ka shfaqur disa probleme muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për kombëtaren shqiptare në dy përballjet e ardhshme kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018” me Spanjën dhe Italinë.
Stafi mjekësor i kombëtares shqiptare i ka dhënë leje portierit të rikthehet në Itali dhe të nisë rehabilitimin pranë klubit të tij, Lazios, transmeton Tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të zëvendësuar Strakoshën, menjëherë i është bashkuar kombëtares portieri i Kukësit, Enea Koliçi. 31 vjeçari është surprizuar kur ka marrë ftesën për t’iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit dhe menjëherë është drejtuar hotelit për të qenë nën urdhrat e Christian Panuccit.