Klubi i Prishtinës është ankuar në futbollistët e saj pas humbjes turpëruese 3 me 0 në xhiron e tetë të Superligës nga Llapi.
Edhe pse thotë se lojtarët e Prishtinës kanë pagën më të lartë në vend, në një postim të klubit në Facebook theksohet se futbollistët po tregojnë mungesë totale të luftës sportive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është postimi i plotë i klubit në Facebook:
Ky ekip i Prishtinës thyen disa rekorde negative
Ndërsa është më e paguara pas luftës, krahasohet me skuadrën e viteve 80-ta
Prishtinë, 2 tetor, 2017 – Prishtina dje është turpëruar në humbjen me Llapin – 3:0. Është kjo humbja më e thellë nga vjeshta e vitit 2015 me Besën në Pejë (3:0, me trajner Ramiz Krasniqin).
Por, të mos shënosh gol në tre ndeshje rresht ndodh për herë të katërt në tre vitet e fundit. Kishte nisur me Bylbyl Sokolin në vjeshtë të 2014 (dy humbje e një barazim), duke vazhduar me Fadil Berishën në pranverë të vitit 2016 (dy humbje e një barazim) si dhe me Lutz Lindemann me shumicën e kësaj përbërje që është tani, në vjeshtë të vitit 2016 (dy barazime e një humbje). Atëherë edhe mund të justifikoheshin këto rezultate, ishte lufta e brendshme e ndihmuar “nga jashtë” për “rahatimin” e fëmijëve e shokëve të tyre në skuadër.
Por, tani gjithçka ndryshon, sepse FC Prishtina sivjet pritet të harxhoj afër 900.000 mijë euro buxhet. Është kjo shifër e jashtëzakonshme pas luftës për vetë klubin, dhe për futbollin kosovar duke u krahasuar edhe me edicionin 1987/88 kur Prishtina për herë të fundit garonte në ish-Ligën e parë federative e kur për dallim nga atëherë të hollat ishin të kontributit shoqëror, ndërsa tani të gjitha janë nga xhepat privatë.
Dhe, Prishtina ka në përbërje ish-futbollistë të Kombëtares, portier të Përfaqësues “A” të Kosovës si dhe njërin prej futbollistëve më të mirë të kampionatit shqiptar. Futbollistët e Prishtinës jo që janë më të paguarit në Kosovë, por krahasohen edhe me ato të kampionatit shqiptar i cili është shumë larg rajonit pë pagesa.
Dhe, kryetari Ejupi dje para ndeshjes u kishte kërkuar falje futbollistëve që dita e parë e muajit kishte qëlluar e diel dhe pagat u paguan vetëm një ditë më vonë, sot!!!!
Dhe, çka na dhuruan futbollistët tanë dje në ndeshjen që thelloi hendekun nga vendi i parë në pesë pikë? Na dhuruan turpërim në shfaqjen e tyre, na dhuruan humbje turpëruese!!! As edhe një karton i verdhë për ndërhyrje të palejueshme e që tregon mungesë totale të luftës sportive!?
FC Prishtina do të dalë nesër me të gjitha shpenzimet e saj për këtë edicion, e ato janë edhe publike e të verifikuar nga vetë ATK-ja.