Pas akomodimit në Leogang të Austrisë, përfaqësuesja e Kosovës U-19 ka mbajtur seancën e parë stërvitore para ndeshjes me Austrinë në kuadër të parakualifikueseve për Evropianin 2018.
Atmosfera në ekip, sipas njoftimit nga FFK, dukej e mirë dhe gjendja shëndetësore e futbollistëve sipas mjekut Milazim Gjocaj është e mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas stërvitjeve, përzgjedhësi Ramiz Krasniqi ka thënë se Kosova ka grumbulluar ekip të mirë dhe do të përpiqet të tregojë lojë të mira.
“Me gjithë vështirësitë që kishim gjatë grumbullimeve, ku disa ishin jo në data të lira të FIFA-s dhe kishim pengesa për të grumbulluar lojtarët që luajnë nëpër Evropë, kemi arritur të krijojmë një ekip të mirë. Kemi punuar mirë dhe do të përpiqemi të tregojmë e dëshmojmë lojëra të mira. Pavarësisht se përballë do të kemi kundërshtarë të fortë ne nuk do të dorëzohemi, por do ta bëjmë më të mirën të mundshme për të arritur rezultate pozitive”, ka thënë ai.