Italia do të jetë me dy mungesa të mëdha për sfidën ndaj kuqezinjve.
Pas mungesës së Marco Verratit, për shkak të lëndimit të tij, Italia ka mbetur edhe pa një lojtar të rëndësishëm të formacionit startues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet fjalë për sulmuesin Andrea Belotti i cili u lëndua në ndeshjen e djeshme të Torinos përballë Veronës në Serie A, e cila u mbyll me barazim 2:2, transmeton ksp.
Në vend të Belottit, trajneri Giampiero Ventura ka ftuar sulmuesin e Chievos, Roberto Ingelse, ndërsa vendin e Verrattit e ka zënë Nicola Barella.
Shqipëria e pret Italinë më 9 tetor në Loro Boriçi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.