Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë me organizimin e trajnimeve për trajnerë, që këtë herë mbahet për Federatën e Xhudos së Kosovës, transmeton Koha.net.
Trajnimi mbahet në Palestrën e xhudos në Pejë dhe fillon sot në ora 15:00, ndërsa zgjatë deri më 9 tetor 2017.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLigjërues do të jetë eksperti ndërkombëtar nga Kroacia, z.Tomislav Marinajoviç.
Për Federatën e Xhudos së Kosovës, ky është niveli i dytë i trajnimit, pasi nivelin e parë e kanë kryer vitin e kaluar.
Ky është trajnimi i tretë këtë vit që organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës në mbështetje të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, për ciklin olimpik, 2017 - 2020.
Javë më parë, trajnimi u mbajt për Federatën e Boksit të Kosovës dhe atë të Volejbollit.
Federata e Xhudos së Kosovës të dielën përfundoi me sukses edhe kursin bazik për administratorë të sportit, në të cilin u çertifikuan zyrtarë të federatës, të klubeve, trajnerë e xhudistë.
