Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vlashiq i përkushtuar të dalë plotësisht nga hija e motrës

Futbollisti i Evertonit, Nikola Vlashiq, në asnjë mënyrë nuk ishte i tejimpresionuar që do të luante përkrah një legjende si Wayne Rooney. Ai është mësuar të jetë në shoqëri me legjenda. Kjo, pasi motra e tij, Blanka, ishte një prej yjeve më të mëdha të atletikës në botë.

Ish-kampionia e botës në kërcim së larti, Blanka Vlashiq, i ka dhënë sportit të atletikës shkëlqimin në mënyrë të njëjtë siç i dha Maria Sharapova tenisit, ndërsa ka ndihmuar vëllanë e saj të vogël, 19-vjeçarin, Nikola që të mësohet të përballojë vëmendjen që vjen me të qenë lojtar i Premier Leagues së Anglisë në futboll, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kur isha fëmijë gjithmonë thoshin: ai është vëllai i Blanka Vlashiqit. Ishte pak irrituese”, pranon kroati Nikola.

“Unë nuk doja vetëm të isha vëllai i një vajze. Doja që ajo të ishte motra ime. Kur nisa të luaja për Hajduk Splitin kisha emrin tim, dhe nuk u ndjeva vetëm si vëllai i saj. Ajo i di të gjitha sa i përket të qenit superyll dhe po ashtu e di edhe për rëniet dhe kur duhet të luftosh. Ajo më jep këshilla gjatë gjithë kohës. Kur gjërat shkojnë keq, ajo është atje për të më ndihmuar mua, dhe kur gjërat ecin mirë ajo është atje për të më mbajtur me këmbë në tokë. I jam shumë falënderues. Asnjëri nga ne nuk mund të duronte humbjen si fëmijë. Të dy qanim. Tash e kupton se është pjesë e sportit” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.