Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Halimi, i vetmi që shënon gol

Mesfushori Besar Halimi ka shënuar një gol në fitoren e thellë të Brondyt që mposhti Sonderjysken me rezultatin 4:0.

Halimi shënoi golin e katërt në minutën e 90-të, dy minuta pasi u inkuadrua në fushë, në ndeshjen e luajtur të dielën në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Danimarkës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Halimi do të grumbullohet për dy ndeshjet e fundit të Kosovës në eliminatoret e botërorit “Rusia 2018”, atë kundër Ukrainës më 6 dhe Islandës më 9 tetor. Ai është i vetmi futbollist i përfaqësueses që ka shënuar në fundjavë.