Vincenzo Montella ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e Milanit, pavarësisht humbjes 2 me 0 nga Roma.
Edin Xheko dhe Alessandro Florenzi realizuan dy gola për t’i sjellë fitoren Romës në kryendeshjen ndaj Milanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Isha më shumë i brengosur pas lojës me Sampdorian, ku s’mund të dinim se çfarë ndodhte”, ka thënë Montella për Mediaset Premium. “Mendoj se Milani luajti në nivel me Romën. Jam i kënaqur me shpirtin dhe kualitetin e lojës. Nuk e kam të lehtë të gjej dikë që s’ishte në nivel, duke marrë parasysh forcën e kundërshtarit dhe se Roma ka ekipin e njëjtë që pati sezonin e shkuar, kur përfundoi e dyta”.
Milani tani është nëntë pikë prapa kreut të tabelës pas shtatë xhirosh, por Montella thotë se nuk frikësohet për arritjen e top-katërshes.