Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hoffenheimi shijon humbjen e parë këtë sezon

Hoffenheimi shijon humbjen e parë këtë sezon

Hoffenheimi, skuadra nga fshati i vogël gjerman me po të njëjtin emër, ka befasuar sportdashësit që nga viti i kaluar, kur arritën të kualifikoheshin në Ligë të Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe këtë sezon e nisën mirë, duke zhvilluar 7 ndeshje në total, nga të cilat deri më sot nuk patën asnjë humbje, me vetëm dy barazime.

Ata sot u befasuan nga Freiburgu që është në fund të tabelës (me këtë fitore u ngjit në pozitën 15) duke u mposhtur me rezultatin 3-2, raporton Koha.net.

Ndonëse të parët që shënuan ishin mysafirët (Robin Hack në minutën 14), gëzimi i tyre nuk zgjati shumë.

Vetëm një minutë më vonë, vendësit barazuan shifrat përmes Florian Niederlechnerit, ndërsa vetëm 3 minuta më pas, Caglar Soyuncu, pas një harkimi nga këndi, dërgoi me kokë topin në rrjetë për të kaluar në epërsi.

Kjo bëri që Hoffenheimi, që po e ndjek Dortmundin për pozitën e parë në tabelë, të bie psiqkisht dhe të humbte raste për të shënuar.

E kur të gjithë po e prisnin vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, Freiburgu dyfishoi epërsinë përmes Pascal Stenzelit në minutën e 87-të.

Për të mos mjaftuar ky gol, një minutë më vonë edhe Hoffenheimi gjeti golin e dytë në minutat shtesë të takimit, por që u regjistrua si autogol i Julian Schusterit.

Me këtë humbje, Hoffenheimi mbetet në pozitën e dytë në Bundesligë me një pikë më shumë se Bayern Muncheni që ka një lojë më pak.