Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova përballë një tjetër superfuqie botërore

Nënkampione aktuale e botës, nënkampione aktuale e Evropës. Kjo është përfaqësuesja e Holandës në hendboll për femra, me të cilën Kosova përballet, të dielën nga ora 20:00, në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Ndeshja i takon Grupit 7 të eliminatoreve për evropianin që vitin tjetër mbahet në Francë.

Kosova për herë të parë po paraqitet në fazën kryesore kualifikuese për evropian, ndërsa menjëherë mësoi forcën e nivelit më të lartë. Të mërkurën pësoi 37:12 nga Hungaria, që ka hendbollin e femrave shumë të zhvilluar. Klubi më i mirë i Evropës është nga Hungaria, ndërsa plot dhjetë lojtare hungareze luajnë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Hungaria ka suksese të mëdha si përfaqësuese, por së fundi nuk i ka sukseset e Holandës, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hendbolli i femrave në Holandë është në rritje të madhe. Sukseset më të mëdha të kësaj përfaqësueseje janë shënuar në dy vjetët e kaluar. Në botërorin e vitit 2015, Holanda u shpall nënkampione, duke pësuar në finale nga Norvegjia. Vitin e kaluar në evropian, Holanda prapë u mposht në finale nga Norvegjia. Holanda është favorite për medalje edhe në botërorin që mbahet në dhjetor në Gjermani.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.