Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rekord i zi pas 31 vjetësh për të gjitha ekipet gjermane

Të gjitha gjashtë klubet gjermane në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës këtë javë kanë pësuar disfatë, gjë e cila ndodhi për herë të parë pas 36 vitesh.

Në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, Bajerni i Mynihut humbi me rezultatin 0:3 nga Paris Saint-Germain, Borussia Dortmund 1:3 nga Reali i Madridit, ndërsa Leipzig u mposht nga Beshiktashi me rezultatin 0:2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Ligën e Evropës, Hertha Berlin u mposht 0:1 nga Ostersunds, Hoffenheim 1:2 nga Ludogorets dhe Këlni nga Cërvena Zvezda me rezultatin 0:1, përcjell AA.

Pas kësaj, mediat gjermane publikuan artikuj me tituj si "Bundesliga kundër Evropës 0:6" dhe "Javë e zezë në kampionatet evropiane".

Mediat gjithashtu kanë shkruar se klubet gjermane u mposhtën në gjashtë ndeshje në garat evropiane për herë të fundit në vitin 1981.