Trajneri i Hoffenheimit, Julian Nagelsmann, ka tentuar të distancohet nga puna te Bayern Munichu, duke insistuar se nuk dëshiron të lidhet me pozitën e trajnerit te kampioni gjerman.
30-vjeçari vazhdimisht është cilësuar si favorit për zëvendësimin e Carlo Ancelottit, i cili u shkarkua të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNagelsmann është synim i Bayernit shkaku i suksesit që ka treguar gjatë dy vjetëve në krye të Hoffenheimit.
“Mos më përfshini në këto spekulime”, ka thënë Nagelsmann për Sport1. “Departamenti im i medias ka mbajtur çdo gjë larg meje”, ka shtuar ai.
Nagelsmann ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2021.