Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bota i gëzohet tentimit të patinazhistëve verikoreanë për biletë olimpike

Oberstdorf, 28 shtator (NYT) - Përpjekja e ardhshme për të zbutur tensionet lidhur me Korenë e Veriut, nuk do të vijë nga diplomatët, por nga një çift i patinazhistëve i Koresë së Veriut që performon me muzikën e Beatles, shkruan sot Koha Ditore.

Një garë që nisi të enjten dhe përfundon të premten (sot) në Bavaria të Gjermanisë, ka marrë urgjencë gjeopolitike, pasi çifti koreanoverior Ryom Tae-ok dhe Kim Ju-sik synon të bëhet i pari nga Koreja e Veriut që kualifikohet për Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018, që mbahen në shkurt në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ne jemi të vetëdijshëm se ka shumë interesim", ka thënë Kim Hyon-son, që stërvit çiftin, pas një seance stërvitore të mërkurën. Ai foli shkurtazi nëpërmjet një përkthyesi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.