Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

James e Wade ribashkohen, kësaj here në Cleveland

Derisa Dwyane Wade e LeBron James po bashkohen në Cleveland, ia vlen të kujtohet se ishte Wade ai që e mori Jamesin në Miami shtatë vjet më parë. Tash ndodhi e kundërta. James u bë shkas që Wade të firmosë me Clevelandin.

Treshja Chris Bosh, Wade dhe James kishte shkëlqyer në Miami në katër stinorët bashkë, duke arritur në katër finale të NBA-së dhe duke fituar dy tituj. Ndoshta është e papërshtatshme që seria e tyre përfundoi me një humbje, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më 15 qershor të vitit 2014, menjëherë pas humbjes në finale, James dhe Wade u ulën krah për krah dhe morën pyetje nga gazetarët. San Antonio Spurs kishte qenë forcë e tepërt për ta e bashkëlojtarët, duke fituar serinë 4:1. Të dy ata ishin duke shkuar rrugës për t'u bërë lojtarë të lirë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.