Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, ka thënë se është Fatos Beqiraj ai që e ka injoruar përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Bunjaki ka reaguar të enjten pas deklaratave të Beqirajt se asnjëherë nuk është kontaktuar nga përfaqësuesja e Kosovës.
Ndërkohë, sulmuesi nga Peja edhe të enjten ka insistuar se asnjëherë nuk është kontaktuar nga përzgjedhësi Bunjaki apo nga ndonjë përgjegjës i përfaqësueses së Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFatos Beqiraj luan për Malin e Zi dhe është prej lojtarëve kryesorë të kësaj përfaqësueseje. Ai në këtë cikël eliminator ka shënuar katër gola për Malin e Zi, që është në garë për kualifikim në botëror. Ndërkohë Kosova është e fundit në grup dhe ka shënuar gjithsej tre gola, pra më pak se Beqiraj i vetëm. Vetëm njërin prej golave të Kosovës e ka shënuar një lojtar i sulmit, Atdhe Nuhiu.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.