Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho: Ishte e pamundur të luanim më mirë

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka thënë pas barazimin ndaj Rostovit se skuadra e tij pati një performancë të mirë, dhe sipas tij ishte e pamundur që ekipi të zhvillojë lojë më të mirë.

Unitedi barazoi 1 me 1 në ndeshjen e parë ndaj Rostovit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishte një performancë shumë e mirë duke pasur parasysh kushtet. Ishte e pamundur të luanim më mirë, e pamundur të luanim një lojë me pasime. Luajtëm ashtu siç kërkohej dhe luajtëm mirë. Bëmë vetëm një gabim në mbrojtje. Kemi një ndeshje të hapur për ndeshjen kthyese, me avantazh të vogël për ne. Ndërsa nuk ka lojtarë të lënduar”, është shprehur Mourinho për BT Sport.