Philippe Coutinho ka pohuar se është i angazhuar plotësisht te Liverpooli pasi gjatë verës i dështoi kalimi te Barcelona.
Braziliani kërkoi zyrtarisht largimin, por “Të kuqtë” refuzuan tre oferta nga Barça që për herë të fundit kishte ofruar 130 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCoutinho mungoi në fillim të sezonit shkaku i një lëndimi në shpinë, por ishte i gatshëm të luante për Brazilin kundër Ekuadorit dhe Kolumbisë.
25-vjeçari që prej rikthimit ka realizuar gol në fitoren 3 me 2 ndaj Leicester Cityt dhe së fundmi në ndeshjen kundër Spartakut të Moskës në Ligën e Kampionëve.
“Jam i qetë. Kanë kaluar të gjitha”, ka thënë Coutinho. “Jam këtu për të mbrojtur ngjyrat, të jap maksimumin”.