Ashtu siç pritej, Kosova ka nisur me humbje të thellë eliminatoret për Evropianin e vitit 2018 në hendboll për femra, shkruan sot Koha Ditore.
Përfaqësuesja e Kosovës të mërkurën mbrëma në palestrën "Elek Gyula Arena" në Budapest pësoi nga Hungaria me rezultatin e lartë, 37:12. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me shifrat 18:5.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e hapi garën në grupin e shtatë të raundit kryesor eliminator për evropianin e vitit tjetër, që mbahet në Francë. Në grupin e shtatë bëjnë pjesë edhe Holanda e Bjellorusia.
Dy të parat e grupit kualifikohen në evropian, ndërsa gjasa ka edhe përfaqësuesja e vendit të tretë. Gjasat që Kosova të shkojë në evropian thuajse nuk ekzistojnë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.