Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi nuk i reziston kampionit europian

Real Madridi ka vazhduar rrugëtimin për mbrojtjen e titullit të kampionit duke mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat 3 me 1 në Ligën e Kampionëve.

Gareth Bale i dha epërsinë Realit kur realizoi në minutën e 18 dhe ky rezultat qëndroi deri në minutën e 50 kur Cristiano Ronaldo realizoi për 2 me 0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pierre-Emeric Aubameyang i dha shpresë Dortmundit me golin e realizuar në minutën e 54, por shpresat për një barazim të mundshëm “Milionerëve” ua shoi portugezi në minutën e 79.

Me këtë fitore Reali është në pozitën e dytë në grup me pikë të njëjta me Tottenham Hotspurin që sonte fitoi me rezultat 3 me 0 ndaj APOEL-it.