Arsene Wenger e ka quajtur mizor orarin e ngjeshur të Arsenalit për javët në vijim.
“Topçinjtë” fituan 2 me 0 të hënën ndaj WBA-së, ndërsa të enjten udhëtojnë drejt Bjellorusisë për t’u takuar me BATE Borisovin në Evropa Ligë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam për të marrë një vendim dhe mendoj se orari për ne është mizor. Luajtëm me WBA-në, luajmë të enjten në BATE Borisovin dhe të dielën në orën 13:00 luajmë këtu”, ka thënë ai duke iu referuar ndeshjes me Brightonin në Emirates fundjavën që po vjen. “Kur e shikoni orarin gjatë vikendit mendoj se ka pasur hapësirë për ne që të kemi orar më ndryshe, por duhet të pranojmë se duam të shkojmë në Ligën e Evropës me ekip të mirë. Do të shkoj me një ekip senior dhe me disa të rinj në bankinë”.
Arsenali, që ishte i pesti sezonin e shkuar, hapi Ligën e Evropës me fitore 3 me 1 ndaj Kolnit.