Eliminimi i Sigal Prishtinës nga Liga e Kampionëve pritet të sjellë ndryshime në ekip, por që këto sipas zyrtarëve të klubit, do të duhej t'i bëjë trajneri Ahmet Kandemir.
Klubi bardhekaltër është në pritje të vendimeve të Kandemirit sa u përket basketbollistëve, pasi është trajneri turk që i ka sjellë para fillimit të këtij edicioni. Sigal Prishtina javën e shkuar u eliminua në raundin e parë të Ligës së Kampionëve nga ekipi i Bjellorusisë, Tsmoki-Minsk, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampionia e Kosovës, e eliminua pas dy humbjeve që i pësoi, në Prishtinë (57:50) dhe Minsk (89:74). Për Sigal Prishtinën kjo ishte paraqitja e parë në Ligën e Kampionëve, garë e themeluar vitin e shkuar nga FIBA Europe.
Kandemir para fillimit të këtij edicioni u rikthye te Prishtina, ekip që e drejtoi për disa muaj gjatë edicionit 2012/13...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.