Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka deklaruar se e ka marrë malli për Italinë dhe se një ditë do të kthehet që të jetë sërish trajner atje.
Conte u bë trajner i Chelseat më 2016 dhe udhëhoqi “Blutë” drejt triumfit në Premier Ligë në sezonin e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë parë ai ka qenë pjesë e Arezzos, Barit, Atalantas, Sienas, Juventusit dhe kombëtares italiane.
Gjithë karrierën e tij edhe si futbollist e kaloi në vendlindje.
“Kam nostalgji për Italinë. Nuk e kam në plan të qëndroj larg për shumë gjatë. Sapo të kem disa eksperienca të mira do të kthehem në Itali, sigurisht. Nuk e di kur, por ky është qëllimi im”, ka thënë ai për “Radio Rai”.