Po vazhdon paraqitja e treshes së gjyqtarëve kosovarë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve për grup-moshën U-19.
Gjyqtari kryesor, Genc Nuza, së bashku me asistentët e tij Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, nesër do të udhëtojnë në Letoni ku do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve për grup-moshën U-19, që do të zhvillohet më 27 shtator në Liepaja ndërmjet FK Liepaja Youth (LVA) dhe FC Shakhtyor Soligorsk Youth (BLR), njofton FFK, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi gjyqtarë i katërt që do ta ndihmojë treshen e Kosovës do të jetë Aleksandrs Anufrijevs nga Letonia.
Kjo është ndeshja e gjashtë me radhë që gjyqtari Nuza ndanë drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare që flet për cilësinë dhe paraqitjet e mira që kanë pasur gjatë ndeshjeve të kaluara.