Besnik Hasi nuk do të jetë më trajner i Olympiacos.
Humbja në derbin e Athinës ndaj AEK-ut, me shifrat 3-2, ka bërë që drejtuesit e klubit të madh grek të vendosin për shkarkimin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mbetet vetëm njoftimi zyrtar nga ana e klubit, por trajneri kosovar nuk është më në krye të bankinës së Olympiacos. Në ndeshjen për Ligën e Kampioneve ndaj Juventusit, skuadrën pritet ta drejtojë ish-portieri Antonis Nikopolidis”, njoftojnë mediat më prestigjioze në Greqi, transmeton ksp.
Në fakt, gjatë javëve të fundit, për shkak të rezultateve të papritura në kampionatin grek, është folur shumë për një prishje të kontratës, por dështimi në derbin ndaj AEK-ut, duket se vulosi gjithçka. “Unë nuk mendoj për të ardhmen time, por për të ardhmen e ekipit.
Kemi humbur një ndeshje që e kemi kontrolluar, kjo më zhgënjen më tepër”, ka thënë Hasi pasi është pyetur nga gazetarët për largimin nga Olympiacos pas humbjes kundër AEK-ut.