Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vokrri i kërkon Haradinajt të shpejtohen punët për infrastrukturën sportive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin me bashkëpunëtorët.

Ata i ofruan Haradinajt bashkëpunim të parezervë në realizimin e objektivave qeverisëse sa i përket futbollit kosovar dhe infrastrukturës, por edhe plotësimit dhe zbatimit të Ligjit për Sponsorizim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në këtë takim shumë miqësor u theksua nevoja e përfshirjes së Qeverisë Haradinaj, përkatësisht të MKRS dhe Ministrisë së Financave në përshpejtimin e mbarimit të punëve në stadiumin e KF ‘Prishtina’ (u kërkua që të shikohet mundësia që gjatë rishikimit të buxhetit të shtetit për vitin 2017 të intervenohet me rreth 3 milionë euro që garantojnë kryerjen e këtij stadiumi të standardeve të UEFA-s) si dhe të nisë operacionalizimi i punëve rreth stadiumit nacional në Bërnicë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.

Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, e njoftoi kryeministrin Haradinaj për fillimin e studimit të fizibilitetit për stadiumin kombëtar, që do të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës dhe kapacitetet që ai do të ketë si dhe për objektet e tjera përcjellëse.

Kryetari i FFK-së Vokrri ia dhuroi kryeministrit Haradinaj fanellën e përfaqësueses kosovare në futboll, me numrin 1, për çka kryeministri ishte shumë mirënjohës.

Image