Kik-boksieri i Kosovës, Dardan Menxhiqi ka humbur finalen e Kampionatit Ballkanik nga bullgari, Dimitar Penqev.
Finalet e kampionatit janë duke u zhvilluar sot në Bjelo Polje të Malit të Zi, transmeton ksp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas Valdrin Menxhiqit, Gëzim Behramit, në ring u ngjit Dardan Menxhiqi, i cili përball kishte kampionin e botës në fuqi, Dimitar Penqev.
Në një luftë tejet të fortë, në të tri rundet, në fund juria vendosi bullgarin fitues të këtij dueli, megjithatë, Menxhiqi fitoi medaljen e argjendtë, që është medalja e katërt në këtë eveniment ballkanik për Kosovën.