Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Demaj, hendbollistja lidere e Kosovës

Plot 27 gola ka shënuar Leonora Demaj në dy ndeshjet e saj të para me Përfaqësuesen e Kosovës në hendboll. E udhëhequr nga Demaj, Kosova në qershor të këtij viti e arriti suksesin e parë - kaloi parakualifikimet për Evropianin e vitit tjetër.

Tash Kosova është para sfidave të reja, që janë dukshëm më të mëdha. Për herë të parë do të luajë në kualifikime, ndërsa përballë do të ketë superfuqitë botërore të hendbollit, si Hungaria e Holanda. Me Hungarinë përballet në udhëtim të mërkurën, ndërsa Holandën e pret të dielën tjetër, më 1 tetor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Janë këto ndeshje të Grupit të shtatë të eliminatoreve, ku bën pjesë edhe Bjellorusia. Me Bjellorusinë, Kosova luan në mars të vitit tjetër.

Sipas Demajt, për Kosovën është sukses shumë i madh vetëm arritja në kualifikime për Evropian. Ajo është e vetëdijshme për forcën e Hungarisë e të Holandës dhe pranon që gjasat për sukses të Kosovës pothuajse nuk ekzistojnë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.