Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Dardanët” i kërkojnë Haradinajt përshpejtim në ndërtimin e stadiumit nacional

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e tifozëve “Dardanët”.

Gjatë takimit, kryeministri u njoftua me nevojat dhe kërkesat e “Dardanëve”, si përshpejtimi i ndërtimit të stadiumit nacional “Dardania Arena”, pasi sipas tyre ai duhet të mbajë këtë emërtim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu është biseduar për zbatimin e Ligjit për Sponsorizim, si dhe legalizimin e një hapësire në kryeqytet për veprim dhe akomodim të tyre.

Kryeministri u zotua se do t’i mbështesë “Dardanët” në misionin e tyre për ta ngritë lart imazhin e vendit, kudo që ata paraqiten, duke shfaqur besnikërinë e tyre ndaj atdheut përmes animit fer, por edhe duke krijuar lidhje të reja e miqësore me tifozët vendase dhe ndërkombëtarë.