I matur është shprehur para debutimit në Superligën e Kosovës, trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, shkruan sot Koha Ditore.
Josa të mërkurën ka nisur punën si trajner i Prishtinës, ndërsa debuton të shtunën (sot) në derbin e xhiros së gjashtë ndaj Gjilanit. Ndeshja Gjilani - Prishtina, zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, nga ora 16:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina aktualisht është e dyta në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Në pesë ndeshje ka mbledhur 10 pikë, një më pak se lideri Llapi dhe një më shumë se Gjilani që është i treti.
Josa ka karrierë shumë të suksesshme në Shqipëri, ndërsa për herë të parë do të drejtojë ndeshje në Kosovë. Ai një kohë mbajti postin e drejtorit sportiv të Prishtinës dhe në mesjavë ndërroi vendet me Arsim Thaqin.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.