Pendimi i vetëm i trajnerit të Napolit, Maurizio Sarri, për vendimin që të aktivizojë Dries Mertensin, sulmues qendror, është se nuk e ka marrë këtë veprim më herët.
Mertens, për nga natyra sulmues i krahut, ka shkëlqyer qëkur Sarri e ka vendosur në rolin e sulmuesit qendror një vit më parë, duke u kthyer në një prej sulmuesve më shkatërrues në Evropë me 34 gola të shënuar në 46 ndeshje në të gjitha garat në stinorin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi ka gjetur pozitën e tij ideale në moshën 30-vjeçare, Mertens e nisi këtë stinor me frymë të njëjtë, duke realizuar gjashtë gola në pesë ndeshjet e para të Napolit në Serie A, përfshirë edhe një gol spektakolar të mërkurën mbrëma në fitoren 4:1 në udhëtim ndaj Lazios.
(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.