Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça ofron luksin e reflektorëve në Ligën e Parë

Pas afro një dekade, një ndeshje e kampionatit të Kosovës në futboll do të luhet nën ndriçimin e reflektorëve.

Nuk bëhet fjalë për ndeshje të Vala Superligës së Kosovës në futboll, por për ndeshje të Ligës së Parë (kategoria e dytë). "Luksin" për të luajtur nën ndriçimin e reflektorëve do ta kenë Trepça dhe 2 Korriku i Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto dy skuadra do të përballen të dielën nga ora 20:00 në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Parë. Të enjten është bërë e ditur se kjo ndeshje do të luhet në mbrëmjen e së dielës nën dritat e reflektorëve, që në stadiumin më të madh në vend janë vendosur në pranverë të këtij viti.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.