Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sporti i Serbisë, gjithnjë e më i pranishëm në Kosovë

Prishtinë, 21 shtator (KD) - Të mërkurën pasdite në Zubin Potok u luajt një ndeshje e 1\16 së finales të Kupës së Serbisë në futboll. Të premten (sot), e të shtunën (nesër) në Mitrovicën e Veriut do të luhet turneu final i "Kupës së Kosovës dhe Metohisë" në volejboll, ngjarje tjetër kjo e Serbisë, përkatësisht e strukturave të saj në Kosovë.

Ndërkohë, shumë shpejt në territorin e Kosovës mund të luhet edhe derbi më i madh serb, ai i futbollit ndërmjet Cërvena Zvezdës dhe Partizanit. Ideja për një derbi të tillë në Kosovë është dhënë tashmë, ndërsa pajtimin e kanë shprehur në të dy klubet e mëdha të futbollit nga Beogradi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është kjo dëshmi tjetër që me gjithë premtimet e dhëna ndër vite për t'i shkulur, rrënjët e sportit të Serbisë në territorin e Kosovës janë të forta, nëse të paktën nuk po shtrihen.

Nga drejtues të sportit kosovar ka pasur dy përgjigje për aktivitetet sportive të federatave të Serbisë në territorin e Kosovës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.