Peshëngritësit e parë rusë, të enjten, kanë udhëtuar për në Prishtinë ku prej të premtes (sot) mbahet kampionati evropian i peshëngritjes për të rinj, përkatësisht për grupmoshat U-15 e U-17. Agjencia ruse e lajmeve “Tass”, i ka kushtuar rëndësi pjesëmarrjes së sportistëve të rinj rus në ngjarjen që organizohet në Kosovë.
Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe jo rrallë u ka paraqitur probleme sportistëve kosovarë për ngjarjet ndërkombëtare të mbajtura në territorin rus. Probleme për kosovarët kanë paraqitur edhe shtetet e tjera të dala nga BRSS-ja, por tash të gjitha janë të mirëpritura në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë hera e parë që një ngjarje me peshë e peshëngritjes mbahet në Kosovë. Peshëngritja është sport i ri në Kosovë, dhe ende po bën hapat e parë të zhvillimit. Evropiani shpresohet se do të shtyjë sportin para.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.