Lorik Cana mund të kthehet sërish në futbollin aktiv. Problemet me lëndime të mbrojtësve te Lazio kanë shtyrë drejtuesit e skuadrës të mendojnë për disa lojtarë që tani janë pa ekip.
Sipas mediave italiane, ndër ta është edhe emri i Lorik Canës. Lëndimet e Wallace, Basta, Bastos dhe De Vrij kanë detyruar drejtorin sportiv të 'lacialëve', Igli Taren të aktivizohet për të gjetur alternativa për repartin e mbrojtjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas të përditshmes, “Il Messaggero”, Tare ka një listë me 5 emra. Zacardo, Sagna, Lescott dhe Basong janë disa nga emrat që qarkullojnë në ambientet e klubit kryeqytetas dhe ndër ta është edhe ai i Canës, transmeton Sporti në KTV.
Cana nuk ka luajtur për më shumë se një vit derisa mbetet të shihet nëse do të kthehet sërish në fushë. 34-vjeçari ka bartur fanellën e Lazios për 4 vite, nga 2011 deri më 2015.