Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipet e Manchesterit vazhdojnë në Carabao Cup

Dy ekipet nga qyteti i Manchesterit, Manchester United dhe Manchester City kanë kaluar në fazën e radhës të Carabao Cup.

Unitedi mposhti 4 me 1 Burtonin në 1/16 e finales. Marcus Rashford realizoi dy golat e parë, ndërsa nga një tjetër e shënuan Lingard dhe Martial. Për Burtonin realizoi Dyer.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

City në anën tjetër fitoi ngushtë 1 me 2 si mysafir i WBA-së.

Sane realizoi dy golat për “Qytetarët”, ndërsa Yacob të vetmin për WBA-në.