Sport

Reali u kthehet fitoreve, mbetet prapa Barçës në start të sezonit

Real Madridi e ka mposhtur 1 me 3 Real Sociedadin për t’iu kthyer fitoreve pas dy barazimeve në La Ligë.

Mayoral, një autogol i Rodriguesit dhe Gareth Bale ishin meritorët për fitoren e Realit. Rodrigues që shënoi autogolin, realizoi golin e vetëm për Sociedadin.

Pas katër ndeshjeve, Reali ka tetë pikë me dy fitore dhe dy barazime. Kampioni mbetet prapa Barçës që nga katër ndeshje tashmë ka maksimum pikë, 12.