Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi i gatshëm të paguajë aq sa dëshiron Evertoni për Lukakun

Jose Mourinho ka konfirmuar se ‘Djajtë e Kuq’ do ta blenin Romelu Lukakun, edhe nëse Everton do kërkonte më shumë para.

United ka paguar 90 milionë funta për sulmuesin belg, i cili u transferua nga Everton, në afatin kalimtar veror, transmeton KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Karriera e Lukakut në ‘Old Trafford’ ka filluar mjaft mirë, pasi 24 vjeçari ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje të luajtura për ‘Red Devils’.

Mourinho ka theksuar se United e dëshironte belgun në skuadër, prandaj edhe pranuan të paguanin aq sa kërkoi Evertoni, dhe do të paguanin edhe më shumë nëse do ishte e nevojshme për të siguruar shërbimet e Lukakut.