Pas debaklit që Arsenali pësoi në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munichut, si dhe forma e dobët në ligë ka zgjuar një debat se cilët lojtarë duhet të largojë Arsenali në verë.
Ish-sulmuesi i Arsenalit, Charlie Nicholas ka thënë në “Soccer Special” se ai do të largonte dhjetë lojtarë të skuadrës aktuale, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur shikoj në skuadrën aktuale, dhe nga 25 lojtarët e përfshirë në Premier Ligë dhe në Ligën e Kampionëve, do të shisja 10 lojtarë”, është shprehur ai.
Më tutje ai jep emrat se cilët lojtarë do të largonte.
“Mathieu Debuchy, Kieran Gibbs, Per Mertesacker, Gabriel, Laurent Koscielny, Olivier Giroud, David Ospina, Alex Oxlade-Chamberlain, Francis Coquelin, dhe Carl Jenkinson. Nuk mendoj se këta janë në nivelin që Arsenali ishte tre vjet më parë, vërtetë nuk mendoj. Këta lojtarë duhet të largohen, t’i jepen disa para Sanchezit dhe të transferohen lojtarët adekuat”, është shprehur Nicholas.