Boksieri tajlandez Srisaket Sor Rungvisai, ka parë jetën e tij duke arritur maja të pabesueshme. Jo vetëm gjatë muajve të fundit, por gjatë viteve të fundit.
Një ditë, ai ishte ulur jashtë një qendre tregtare në Bangkok të Tajlandës. Ai kishte një çantë në shpinë dhe shikonte për të shfrytëzuar mundësinë që të gjente vaktin e ardhshëm të ditës. Ai po priste që të gjithë të largoheshin në mënyrë që të merrte ushqimin që ata do të hidhnin në bërllok. Disa ushqime që gjuheshin ishin me afat gati të skaduar, por në atë kohë ishte më e mira dhe mundësia e vetme që kishte për t'u ushqyer, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ato ushqime nxirreshin nga dyqanet si të skaduara apo afër skadimit. Çdo ditë nxirrej diçka nga dyqani dhe unë i mblidhja dhe vazhdoja t'i haja, çdo ditë ashtu", ka treguar Sor Rungvisai.
Ajo ishte atëherë. Derisa qëndrojmë ulur tash gati 15 vjet më vonë, ai ka dalë nga varfëria dhe është bërë një prej boksierëve më të mirë në një nga kategoritë më të lehta të boksit profesionist, atë supermizë (deri 52.16 kilogramë).
Tajlanda është famëkeqe për problemin me varfëri. Varfëria dhe pabarazia vazhdojnë të jenë sfidat më të mëdha. Këtë e ka përjetuar nga dora e parë Sor Rungvisai, që në ringun profesionist njihet si Wisaksil Wangek...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.