Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Me Bekajn në portë, Prishtina është në duar të sigurta

Pas një edicioni si rezervist, Visar Bekaj është kthyer fuqishëm në edicionin 2017\18 te skuadra e Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Portieri 20-vjeçar, ka rikthyer vendin e titullarit, ku ishte i padiskutueshëm për dy edicione (2014/15, 2015/16) dhe shpreson ta mbajë sa më gjatë që të jetë e mundur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ndihet krenar që për asnjë moment nuk është dorëzuar apo zhgënjyer gjatë edicionit të shkuar, por që ka qenë i motivuar të punojë edhe më shumë për të bindur shtabin teknik se meriton të jetë numri një te klubi bardhekaltër. Bekaj këtë edicion po synon trofe me Prishtinën, pasi dëshira e tij është që vitin tjetër të paraqitet në garat evropiane.

Këtë edicion, Prishtina luajti në raundin e parë eliminator të Ligës së Evropës dhe u eliminua nga Norrkoepingu, me rezultatin e përgjithshëm 6:0. Bekaj në asnjërën prej këtyre ndeshjeve nuk u paraqit, por tashmë në katër ndeshje është i pazëvendësueshëm në kampionatin e Kosovës...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.