Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka cilësuar Sergio Agueron si “legjendë” të klubit pas hat-trikut që e realizoi gjatë fitores 6 me 0 kundër Watfordit.
City kaloi në pozitën e parë duke vazhduar formën e jashtëzakonshme këtë javë pasi për tri ndeshje kanë realizuar 15 gola.
Me tre golat e sotëm Aguero ka çuar në 175 kuotën e golave të shënuar me Cityn dhe nëse vazhdon këtë formë, ai javën e ardhshme pritet ta tejkalojë Eric Brook si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve te City.
“Shpresoj që këtë ta arrijë së shpejti dhe të festojmë. Shpresoj që këtë ta bëjë në stadiumin tonë. Ai është legjendë dhe pjesë e historisë së këtij klubi”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes me Watfordin.
“Ai punon shumë. Por është njëri prej djemve që e inkurajojë të luajë, jo vetëm të shënojë gola. Nuk dua që të mbrohem apo shënoj gola me dy tre lojtarë, dua që të gjithë të mbrohen dhe të gjithë të shënojnë. Dua që të gjithë lojtarët të vrapojnë pas topit, sidomos sulmuesit”.