Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Seminari në Kosovë shpalos ndryshimet në rregullat e basketbollit

Shoqata e Gjyqtarëve së Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me FIBA-Evropën është duke mbajtur seminarin e rregullt parasezonal për gjyqtarët dhe vëzhguesit e Federatës së Basketbollit Kosovar.

Gjatë këtij seminari, gjyqtarët dhe vëzhguesit e basketbollit, u janë nënshtruar testeve teorike e fizike dhe janë informuar për ndryshimet e rregullave të basketbollit, që do të hyjnë në fuqi nga ky edicion.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në kuadër të këtij seminari, ka ligjëruar instruktori i FIBA-s, Gjorgi Piperkov, i cili ka shpalosur ndryshimet në rregulloren e re.

Nga ana tjetër, gjyqtarët ndërkombëtarë, Xhelal Mumini dhe Daut Mehmeti shprehen të kënaqur me ecurinë e këtij seminari dhe i mirëpresin ndryshimet në rregullat e lojës.

Risi në këtë seminar është edhe pjesëmarrja e profesorit të mirënjohur nga Turqia, Ridvan Ekmekçi, i cili do të ligjëroj për përgatitjen mentale të gjyqtarëve në basketboll.