McLaren ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Renault për furnizimin me motor, pasi ka prishur bashkëpunimin me Honda.
Drejtuesit e McLaren dhe Renault besojnë se ky partneritet do të jetë shumë konkurrues për fitimin e titullit sezonin e ardhshëm, kur të hyjë në fuqi kjo marrëveshje, raporton Ksp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mendoj se kemi krijuar bazë për një bashkëpunim afatgjatë. Renault ka histori të madhe në sport, ka fituar shumë kampionate si me Red Bull, ashtu edhe vetë. Jemi të lumtur për këtë marrëveshje, dhe besoj se do jemi shumë konkurrues”, ka theksuar drejtori ekzekutiv i McLaren, Zak Brown.
Në anën tjetër, Honda do të bashkëpunojë me Toro Rosso.