Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përballja e dy skuadrave “të armiqësuara”

Fitorja ndaj Besës, të shtunën në Podujevë, për Llapin e sidomos trajnerin e saj, Tahir Batatina, nuk është vetëm synim - por edhe obligim. Ai ende mban inat me Besën, që sipas tij në bashkëpunim me Prishtinën lanë Llapin pa dalje në garat evropiane, shkruan sot Koha Ditore.

Në maj, Besa kishte mposhtur Llapin në finale të Kupës dhe me këtë e la pa dalje në Evropë. Vetë Besa nuk ishte e licencuar për gara evropiane dhe në fund, në vend të saj, pjesëmarrjen në Ligën e Evropës e siguroi Prishtina si nënkampione.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Batatina kishte akuzuar Besën se luftoi për Prishtinën, meqë vetë nuk kishte licencë. Ai madje e pati kërcënuar Besën pas ndeshjes finale se do të vijë një moment "kur do ta shkelë" atë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.