Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali afër talentit të Cityt, Guardiola s’mund të bëjë asgjë për ta mbajtur

Real Madridi është duke përgatitur një ofertë për transferimin e talentit të Manchester Cityt, Brahim Diaz.

Diaz ishte në turneun parasezonal të Cityt dhe Pep Guardiola dëshiron ta integrojë spanjollin në formacionin e parë, por klubi anglez ka një punë të vështirë për ta mbajtur në klub lojtarin pasi Reali ka ngritur interesimin për të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne duam ta mbajmë por sot tregu është treg”, ka thënë Guardiola në konferencën për media.

“Ndoshta nuk mund ta kontrollojmë situatën. Kemi folur me të që të qëndrojë këtu. City ia ka dhënë mundësinë që të luajnë në nivelet e larta. Është i lumtur këtu. Duhet ta dijë se për të luajtur në nivel të lartë nuk është e lehtë”, ka shtuar ish-trajneri i Barcelonës.

City sivjet ka humbur një tjetër talent. Jadon Sancho braktisi Cityn për Dortmundin muajin e kaluar për 10 milionë euro.