Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kelmendi operohet me sukses, rehabilitohet në Slloveni

Kampionia Olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi ka operuar me sukses ligamentet e këmbës dhe rehabilitimin pritet ta vazhdojë në Slloveni.

Trajneri i saj, Driton Kuka ka njoftuar se xhudistja lëndimin në ligamentin kryqëzor e kishte pësuar gjatë garës në Botërorin e mbajtur në Budapest.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për ditëlindjen time sot lajmi i mirë është që ajo që më ka ba krenar ka kalua operimin me sukses të plotë! Doktor Florini të faleminderit ty nga zemra! Sot Kampionja Olimpike dhe Xhudistja më e mirë e Planetit operoi Ligamentin Kryqëzor me sukses”, ka shkruar Kuka.

“Ajo të cilës ju kam friguar gjatë garave ajo edhe kishte ndodh,Majlinda kishte pësuar lêndim gjatë garës në Budapest! Disponimi i saj pas operimit është i mirë si në foto dhe dhashtë Zoti të tejkaloj sfidën me sukses dhe të rikuperohet sa më shpejt! Rehabilitimin do e vazhdoj në Slloveni tek njeriu që edhe herën e parë e kishte rehabilituar për gara Mitja Bračič! Së bashku drejt Tokios që është caku final i Majlindës!”.