Ekziston një shenjë në rekordin e jashtëzakonshëm të Saul "Canelo" Alvarezit dhe nuk ka asgjë të bëjë me humbjen e tij të vetme në 51 meçe profesioniste që ka. Ajo humbje ishte kundër Floyd Mayweather Jr. në vitin 2013, që ishte vlerësuar për befasi si barazim nga një anëtar i jurisë dhe dy të tjerë vlerësuan meçin në favor të amerikanit.
Nuk kishte ndonjë pritje të madhe, ishte një luftë e ardhur në moment të mirë për Mayweatherin kundër një kundërshtari 23-vjeçar, 13 vjet më të ri. Canelo ishte emër i madh, por nuk pritej që të bënte ndonjë befasi. Mirëpo, me kalimin e kohës është një emër që vazhdon të bëhet i mirë dhe më i mirë në CV-në e Mayweatherit; derisa trashëgimia e Mayweatherit rritet, humbja nuk i ka bërë asnjë dëm Alvarezit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo që është e çuditshme, nuk i kushtohet shumë vëmendje një emri tjetër në rezymenë e Alvarezit. Mayweather mund të jetë njeriu i vetëm që ka mposhtur meksikanin e famshëm, por ai nuk është i vetmi që ka evituar humbjen ndaj Alvarezit. Një gjë të tillë ka bërë edhe Jorge Juarez, një boksier anonim me bilanc prej tetë fitoreve, 26 humbjeve e tri barazimeve që është nga Meksika, e që barazoi kundër kampionit të mëvonshëm të botës në dy pesha të ndryshme, në vitin 2006.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.