Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina nuk jep shumë shpresë për shkëlqim në “Champions”

Sigal Prishtina javën tjetër do të debutojë në Ligën e Kampionëve, por pritjet nuk janë aq të mëdha. Kështu ka paralajmëruar drejtori i përgjithshëm i klubit bardhekaltër, Florian Miftari, të enjten.

Kampionia e Kosovës, të martën (19 shtator) në Prishtinë e pret skuadrën Tsmoki-Minsk (18:30), kurse pas dy ditësh udhëton në Bjellorusi për ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës së parë kualifikuese. Tsmoki-Minsk është themeluar në vitin 2006 dhe në nëntë edicionet e fundit është shpallur kampion i Bjellorusisë, duke fituar edhe shtatë kupa. Eliminimi i kësaj skuadre duket mision goxha i madh për Prishtinën, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Gjasat nuk janë edhe aq të mëdha, kështu që të mos presin edhe shumë prej nesh. Tsmoki-Minsk është një kundërshtar shumë i fortë dhe me një buxhet dukshëm më të madh se ne. Por ne e kemi bërë punën tonë edhe përtej mundësive tona për debutim në Ligën e Kampionëve, duke afruar lojtarët më të mirë vendorë dhe duke angazhuar përforcime të huaja", është shprehur Miftari.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.