Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfaqësuesja kërkon të stërvitet në stadiumin që po rinovohet

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka kërkuar nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) të bëjnë kërkesë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për t'ia lejuar shfrytëzimin e fushës së stadiumit të qytetit të Prishtinës.

Bunjaki kërkon që në këtë stadium, që është në rinovim e sipër, të zhvillojë përgatitjet për dy ndeshjet e fundit eliminatore për botërorin "Rusia 2018", që luhen në fillim të muajit të ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Stadiumi i qytetit të Prishtinës ka nisur të rinovohet në qershor të vitit të kaluar dhe nuk pritet të jetë gati para pranverës së vitit të ardhshëm, nëse punët shkojnë me dinamikën e paraparë.

Aktualisht vetëm fusha duket të jetë afër finalizimit, derisa në pjesë të tjera të stadiumit ka ende punë për t'u bërë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.